Google ADS

Real-i merr lajmin e hidhur, Hazard nuk rikthehet para mesit të nëntorit

09:48 | 21 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid-it, Eden Hazard vazhdon të jetë i lënduar.

Trajneri Zinedine Zidane, në konferencë për media para disa ditëve ka thënë se lëndimi i belgut ishte me seriozë se sa ishte menduar, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, Real-i do jetë pa Hazard-in deri në 10 ose 18 nëntor.

Lëndimi në muskul shihet si mjaftë seriozë, gjë që ka bërë që Real-i të mos e shpejtojë shërimin, në mënyrë që kur lojtari të rikthehet të mos këtë përsëri probleme.

Deri me tani, Hazard nuk e ka gjetur formën e duhur dhe nëse në këtë edicion nuk shkëlqen, atëherë ekziston mundësia që Real-i të konsiderojë mundësinë e shitjes./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme