Irina Shayk pozon e zhveshur, mbulon pjesët intime me dizajne të Versace

08:58 | 21 Tetor 2020
L G

Ajo ka arritur që të pozojë në pothuajse të gjitha magazinat më prestigjioze në botë.

Por, së fundmi Irina Shayk është parë në kopertinën e ‘Vogue’, teksa mori vëmendje me pozat ku shfaqej nudo, shkruan Daily Mail.

Supermodelja përmes pozave provokuese ka theksuar linjat e mrekullueshme trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.

Për të ruajtur modestinë, 34-vjeçarja ka mbuluar pjesët delikate me disa dizajne të Donatella Versace.

Në të dyja anët e saj ishte i shkruar edhe emri i saj, ndërsa prapa saj dukej një derë e mbushur me plot gjethe.

“Ajo që bëj në oborrin e Donatella Versace. Shumë e lumtur të jem në shtëpinë e veçantë të ‘Versace’ për këtë”, është shprehur ajo në përshkrim.

Në mesin e shumë komentuesve ishte edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila mahnitej nga bukuria modeles.

https://www.instagram.com/p/CGkMQeZnQLr/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme