Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar planin 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në kuadër të planit 16 pikësh është edhe çështja e personave të zhdukur.
Pika ku flitet për çështjen e personave të pagjetur thotë se “Të dy palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur”.
Ndër pikat kryesore për çështjen e personave të pagjetur në kuadër Planit të Qeverisë për Zbatimin e Marrëveshjeve të Washingtonit janë gërmimi vlerësues në pesë lokacione të Republikës së Kosovës, kërkesa për gërmim në rajonin e Rashkës dhe kërkesa për qasje në arkivat e Serbisë.
Veprimet që parashihen të ndërmerren për zgjidhjen e rasteve të të pagjeturve:
Deri në fund të vitit do të vazhdohet puna, në kuptimin e gërmimit vlerësues edhe në disa lokacione tanimë të shënjuara brenda territorit të Republikës së Kosovës (diku deri në 5 lokacione, si në Mitrovicë, Pejë, Bishtazhin, Podujevë, Rahovec, megjithatë plani i lokacioneve mund të ndryshojë varësisht nga zhvillimet në rastet e caktuara).
Shqyrtimi i kërkesave nga pala serbe për disa lokacione brenda territorit të Republikës së Kosovës, të cilat janë trajtuar vite më parë nga organizatat/misionet ndërkombëtare.
Shqyrtimi i lokacioneve sipas informatave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Kërkesa për palën serbe për inicimin e gërmimit për një numër lokacionesh, kryesisht në regjionin e Rashkës, si dhe lokacionet të cilat janë hapur në vitet e para të pasluftës.
Kërkesa për qasje në informacion në arkivat e Serbisë, në veçanti në arkivat e ish-Ushtrisë Jugosllave.
Të mbështetet lansimi publik i Bazës së të Dhënave të Personave të Zhdukur Aktivë të lehtësuar nga Komiteti Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) nga konfliktet e armatosura në territorin e ish-Jugosllavisë.
Të ndërmerren veprime për zgjidhjen e rasteve të paidentifikuara (NN – nomen nescio) në morgun e Prishtinës.
Sigurimi i burimeve të nevojshme për të vazhduar procesin e futjes së të dhënave (baza e të dhënave Ante Mortem / Post Mortem). Mungesa e progresit për këtë çështje e pengon qeverinë të marrë përgjegjësinë e saj për të krijuar, mirëmbajtur dhe menaxhuar listën e personave të zhdukur, në përputhje me Ligjin për Personat e Zhdukur.
Pjesëmarrja e plotë e Komisionit Qeveritar të Kosovës në Grupin e Personave të Zhdukur, i cili përbëhet nga autoritetet kombëtare përgjegjëse për personat e zhdukur nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.
Të caktohet një hetues / studiues i specializuar i PK-së për çdo rast të iniciuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Të ngriten kapacitetet për Analizimin e ADN-së në kuadër të Agjencisë së Forenzikës së Kosovës përmes blerjes së pajisjeve teknike dhe trajnimeve shtesë dhe sigurimi i qasjes së agjencive të tjera në bazën e të dhënave të ADN-së. /Telegrafi
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...