Google ADS

Familja i jep fund kërkimit 25-vjeçar për eshtrat e Remzi Hoxhës

07:59 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

25 vite më parë, biznesmeni Remzi Hoxha u rrëmbye nga agjentët sekretë të shtetit shqiptar në Tiranë.

Nga atëherë, familja ishte në kërkim të Remzi Hoxhës, por as edhe sot ata nuk kanë një informatë për eshtrat e familjarit të tyre.

Por me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhës, familja ka vendosur që t’i jap fund kërkimit për eshtrat e tij.

Familja i ka ftuar mediat në një konferencë që do të mbahet sot, përmes secilës pritet të bëhet e ditur se i ka dhënë fund kërkimeve 25-vjeçare.

“Pas 25 vite vuajtje, maltretime dhe tortura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i jap fund kërkimi të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetë s tonë”, ka thënë djali i Remziut, Ardiani.

Ai ka paralajmëruar se në vitin që vjen, më 21 tetor 2021, do bëjnë varrin dhe memorialin e Remzi Hoxhës por që gjithë detajet terja do të bëhen të ditura në konferencën e sotme.

Bëjmë të ditur se biznesmeni Remzi Hoxha u rrëmbye 25 vite më parë nga agjentë sekretë të shtetit shqiptar në Tiranë dhe cilësohet si një prej ngjarjeve më të mistershme të dekadave të fundit në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme