Barcelona demolon Ferencvaros-in

22:52 | 20 Tetor 2020
Arbresh Info

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Ferencvaros duke fituar me rezultat të thellë 5- 1.

Skuadra e Ronald Koeman-it ishte më e mirë që nga minutat e parë dhe me plotë meritë e fitoi ndeshjen, transmeton portali arbresh.info.

Ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi që në minutën e 27-të nga pika e bardhë zhbllokoi shifrat.

Talenti Ansu Fati, dyfishoi shifrat pas super asistimit të De Jong në minutën e 42-të, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë u realizuan edhe katër gola të tjerë, tre nga vendasit dhe një nga mysafirët.

Pas një super aksioni, Fati pasoi topin të Coutinho që trefishoi shifrat.

Mysafirët ngushtuan rezultatin përmes penalltisë që shkaktoi Gerard Pique, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën 70-të, që shënoi Kharatin.

Kurse, golin e katër të klubit blaugranas e realizoi Pedri në minutën e 82-të, derisa fitoren e vulosi pas shtatë minutave Ousmane Dembele.

Pas kësaj fitore, Barcelona është lider me tri pikë, aq sa ka edhe Juventus-i, kurse Ferencvaros qëndron në fund pa pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/LamineNjr/status/1318636547793629189

https://twitter.com/estendenciavzl/status/1318647380963692545

https://twitter.com/DoentesPFutebol/status/1318650333787193347

https://twitter.com/10MessiK/status/1318653741416022016

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme