Google ADS

Kafenetë në Maqedoninë e Veriut do të punojnë deri në orën 23:00

21:59 | 20 Tetor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të kufizohet orari i punës në objektet hotelerike deri në orën 23:00.

Kjo masë nuk do të vlejë për lokalet që kryejnë shërbime me porosi dhe po ashtu kufizohet kapaciteti i udhëtarëve në automjetet e transportit publik në 50%, njofton telegrafi maqedoni.

Qeveria po ashtu pranoi edhe rekomandimin që administrata shtetërore, komunat dhe gjyqet, të organizojnë punën me ndërrime, online apo nga shtëpia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme