Google ADS

Dardanet filluan përgatitjet për ndeshjet me Turqinë dhe Holandën

20:24 | 20 Tetor 2020
Arbresh Info

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2021, kundër Turqisë dhe Holandës.

Gjatë ditës së sotme vashat dardane nën përkujdesjen e përzgjedhëses, Afërdita Fazlija dhe stafit teknik kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orët e paradites dhe të pasdites, derisa nesër do të mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Turqi.

Pas fitores kundër Estonisë në muajin e kaluar, atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa optimizmi për të nxjerrë rezultat pozitiv edhe në duelin me kombëtaren turke është i madh.

Stërvitjen e Kombëtares së femrave nga afër e ndoqi edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Dardanet do të udhëtojnë të enjten në Antalia, ku të premten do të ballafaqohen me Turqinë në Manavgat, , derisa më pas më 27 tetor do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kombëtares së Holandës, e cila është njëra prej ekipeve më cilësore në futbollin e femrave.

Deklaruan pas stërvitjes

Edona Kryeziu: Edhe ndeshja e parë kundër Turqisë nuk ka qenë e lehtë, por gjithmonë duke pasur besim në grupin e lojtareve dhe duke pasur parasysh se kemi edhe dy stërvitje tjera para ndeshjes shpresoj se do të përgatitemi mirë dhe do të kemi një paraqitje të mirë. Para vetes i kemi dy ndeshje të vështira, por fillimisht do të përqendrohemi te dueli me Turqinë, ku shpresojmë për rezultat pozitiv, derisa më pas  do të mendojmë për sfidën e vështirë me holandezet. E dimë nivelin e tyre, por nuk do ta nënvlerësojmë veten as para tyre dhe do të mundohemi t’u rezistojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Por, fillimisht duhet të japim më të mirën tonë në Turqi, ngase fitorja atje do të na jepte motiv shtesë për duelin me holandezet.

Erëleta Memeti: Stërvitjen po shkojnë mirë, atmosfera në ekip është shumë e mirë. Besoj që do të përgatitemi sa më mirë për ta përballuar me sukses duelin me Turqinë. Ndeshjen e parë ndaj tyre e kemi fituar me rezultat 2:0, por edhe pse kemi fituar kemi hasur në një kundërshtar shumë të fortë. Turqia ka ekip mjaft cilësor, por besoj se ne do të jemi në formë të mirë dhe në fund do të arrijmë një tjetër fitore.

Lista e futbollisteve

Florentina Kolgeci

Aleyna Agalar

Lavdije Behramaj

Viola Avduli

Liridona Syla

Edona Kryeziu

Donjeta Halilaj

Marigona Tahiri

Loreta Lulaj

Agnesa Gashi

Blerta Shala

Verona Berisha

Erjona Emerllahu

Fatlinda Ramaj

Donika Grajqevci

Laureta Temaj

Blerta Smaili

Edona Kastrati

Erëleta Memeti

Fleta Musaj

Anjeza Rexhepi

Kaltrina Rexhepi

Besijana Reçica

Lumbardha Misini./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme