Google ADS

Klinaku i OVL-së: Specialja e ka zhbërë veten pa ngritur aktakuza

20:11 | 20 Tetor 2020
Arbresh.info

Sekretari i organizatës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale e ka zhbërë veten pa ngritur aktakuza.

Klinaku ka përsëritur se ky institucion po punon ilegal pasi i ka përfunduar mandati.

“Jo Thaçi, por Gjykata Speciale e ka zhbërë veten e saj pa ngritur aktakuza. Punon ilegal sepse nuk ka më mandat”, ka shkruar ai.

Ndryshe, po bëhet 1 muaj që kur janë arrestuar dy krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, e po mbahen në Hagë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme