Me kërkesë të opozitës, në seancën e sotme të Kuvendit nuk u miratua e as nuk u debatua ndryshimi i Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, i cili duhet të jetë bazë për zbatim të masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi.
Propozimi i Qeverisë u vendos në rend dite në Kuvend, por pastaj u hoq pa asnjë sqarim. Nga VMRO-DPMNE-ja pohojnë se para se të deklarohen për ligjin kanë kërkuar kohë që ta shqyrtojnë të njëjtin për të dhënë propozimet e tyre.
“Kjo është temë me të cilën duhet të merren ekspertët dhe jo politikan të tipit si Zoran Zaev i cili në fushën e tij nuk di çka duhet të bëj e leje më të flasë për pandeminë e kështu më radhë. Prandaj për këtë duhet të flasin ekspertët, duhet të ndjekin trendet evropiane dhe botërore për atë se si duhet të parandalohet përhapja e pandemisë”, deklaroi Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga grupi parlamentar i LSDM-së, thonë se opozita ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar, sepse kanë pasur dyshim dhe dilema për dispozita të caktuara të ligjit. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se nuk ka kohë për zvarritje dhe ka kërkuar që urgjentisht të miratohen propozim-ndryshimet e ligjit sepse sipas tij gjendja me virusin është serioze.
“Masat për mbrojtje nga Covid-19 të cilat janë në Kuvend duhet të miratohen urgjentisht. Deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe sa më shpejtë njëzëri të votojnë të dy pakot e masave për mbrojtje të popullsisë dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit. Kërkoj që të gjithë së bashku të përcjellim një mesazh uniteti në lidhje me rëndësinë e respektimit të masave”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Filipse shkruan se masat janë plotësisht të bazuara në analizat e Institutit të Shëndetit Publik dhe përvojën ndërkombëtare dhe se masat e njëjta ose të ngjashme janë aktualisht në fuqi në të gjitha vendet evropiane.
Ligji mund të jetë në rend dite në seancën e ardhshme më 27 tetor. Ndryshe, me këtë propozim-ligj duhet të bëhen ndryshme që të mund të hyjnë në fuqi masat për mbajtje të maskave në ambiente të hapura, për ndalesë të grupimit pas orës 22 dhe për kufizim të tubimeve./rtv21
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?