Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka pranuar se është fajtori për të gjitha dështimet në Ligën e Kampionëve.
Misioni i teknikut spanjoll kur zëvendësoi Manuel Pellegrini-n ishte të bënte City-n, mbret të Evropës, por ende s’ia ka dal, transmeton portali arbresh.info.
Edicionin e kaluar, “Qytetarët” u eliminuan nga Lyon-i, derisa Guardiola ka marrë të gjitha përgjegjësitë.
“Ishte moment i vështirë. Ndihesha fajtor. Nuk arrita të isha në kreun e klubit dhe lojtarët. Ndihem përgjegjës. Duhet pranuar realitetin, nuk ishim të mirë mjaftueshëm”.
“Nuk luajtëm keq, por bëmë disa gabime që nuk duhej bërë në këtë garë dhe nuk ia dolëm të ecim tutje”, deklaroi ai.
City është në grupin C të Ligës së Kampionëve me Marseille, Porto dhe Olympiacos Piraeus./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?