Gjykata serbe ka marrë vendim që Nezir Mehmetajt t’ia vazhdojë paraburgimin edhe për një muaj.
Kosovari që jetonte prej kohësh në mërgim është arrestuar në janar të këtij viti dhe akoma ndodhet në paraburgim në Serbi.
Siç i kanë thënë vëllait të tij, Valon Mehmetajt, Neziri do të paraqitet në gjykatë gjatë muajit nëntor.
“Ju ka vazhdu paraburgimi para më shumë se një jave. Tash sa i përket rastit edhe besimi u hup te ta për shkak të premtimeve të kota. Kanë thanë që ka me dal para gjyqit në nëntor, po kurrgjë të sigurt e as me shkrim s’ka, vetëm me fjalë”, tha Mehmetaj për Gazetën Express.
Ai tha se për këtë rast janë dëmtuar financiarisht si dhe shteti nuk i ka dhënë përkrahje.
“Ne po mundohemi me gjet mbështetje, shteti jonë s’na ka dhënë përkrahje konkrete vetëm fjalë, edhe financiarisht jemi dëmtuar shumë”, përfundoi ai.
Ndryshe, Nezir Mehmetaj është arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga atëherë është në paraburgim.
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...