Rrjetet sociale kanë pasur impakt të madh në përcjelljen e mesazheve ekstremiste, sidomos në përçimin e mesazhit në vendet jashtë zonave të luftës. Synimi i propagandës online është depërtimi tek individë, grupe dhe vende të ndryshme në pamundësi për të komunikuar drejtpërdrejtë me to. Gjithashtu, përmes rrjeteve sociale grupet ekstremiste kanë arritur të përhapin panikë të madhe duke i shfaqur të bëmat e tyre, fenomen ky qe po vazhdon ende (psh. rasti në Zelandë të Re). Platformat e rrjeteve sociale i kanë mundësuar grupeve të ndryshme të jenë aktive online edhe pas shuarjes së tyre fizike, gjë që lë hapësirë për ri-mobilizim dhe rekrutim të mëtutjeshëm të individëve nga e gjithë bota.
Njejtë si në cdo vend tjetër, edhe në Kosovë rrjetet sociale, janë përdorur për promovimin dhe përhapjen e ideve ekstremiste. Platformat më të përdoruara nga rekretuesit dhe ekstremistët e dhunshëm në vendet shqipfolëse janë Facebook dhe Youtube.
“Profilet individuale të ekstremistëve të dhunshëm në Kosovë mbështetjen më të madhe e kanë për imamët e dënuar për vepra terroriste lidhur me rekrutimin e pjesëmarrësve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Në anën tjetër, këta mbështetës të imamëve të dënuar nuk pajtohen dhe propagandojnë kundër imamëve që zyrtarisht janë pjesë e Bashkësive Islame të Kosovës, Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë”,thotë Shpend Balaj, zyrtar në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.
Për më tepër, ata propagandojnë kundër sistemit sekular të Kosovës dhe Ballkanit duke ju referuar proceseve zgjedhore, dhe jo vetëm, si procese që bien në kundërshtim me besimin Islam për shkak se nuk janë në funksion të të ashtuquajturit “Ligji të Allahut”. Gjithashtu ka materiale që ngritin lartë ekstremistët të cilët janë të burgosur duke aluduar në faktin se është nder dhe shërbim ndaj Allahut vuajtja e denimit për të. Kjo ide shpërndahet vazhdimisht në rrjetet sociale për të marrë vëmendjen e individëve tjerë që ndajnë të njejtën ideologji.
Sipas raportit të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ndryshe nga vendet e Evropës Perëndimore, në Kosovë rrjetet sociale më të përdorura janë Facebook dhe YouTube të cilat poashtu paraqesin rreziqet e veta nëse përdoren për qëllime të gabuara.Në Kosovë, një vend me rreth 1.7 milion banorë, vlerësohet se Facebook-un e përdorin gjysma e popullsisë, ose 970,000 individë, shumica e të cilëve janë nga mosha 18 deri 24 vjeç.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë përmes aktiviteteve të saj në kuadër të programit të ekstremizmit të dhunshëm ka si përfitues direkt mbi 5000 të rinjë të shkollave fillore dhe të mesme në të gjitha komunat e Kosovës. Aktivitetet tona me të rinjë janë shumë të mirëpritura dhe ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me shkollat dhe me organizatat rinore në nivel lokal per implementim te vazhdueshem te aktiviteteve me të rinjtë. Ato kanë pasur sukses të madh në ngritjen e vetëdijes për fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe gjithashtu kemi dhënë kontribut direkt në zhvillimin e mendimit kritik tek të rinjtë përmes debateve dhe trajnimeve tona.
Shpat Balaj nga QKSS thotë se: “Në Kosovë nuk janë organizuar grupe ekstreme, por individë nga Kosova i janë bashkuar grupeve të krijuara dhe organizuara jashtë territorit të Kosovës”. Arritja e një fenomeni të tillë, përveç të tjerash mund të jetë edhe “pasojë” e propagandës ekstreme në rrjetet sociale, ku propaganda e grupeve si ISIS ka arritur të transmetohet edhe në gjuhën shqipe, nga qytetarë të Kosovës, me ç’rast ka arritur një audiencë të gjerë dhe dëshmon përfshirjen e qytetarvëe te Kosovsë në organizimin e grupeve ekstreme jashtë territorit të vendit.
Që nga viti 2012, rreth 403 persona kanë udhëtuar nga Kosova për në konfliktet në Siri e Irak si anëtarë të organizatave terroriste. Nga ky total, 255 janë burra, të njohur si luftëtarë të huaj, ndërsa pjesa tjetër janë gra e fëmijë. Bazuar në të dhënat e autoriteteve shtetërore, rreth 40 fëmijë kanë lindur në Siri/Irak me të paktën njërin prind me prejardhje prej Kosovës. Rreth 135 individë janë kthyer në Kosovë dhe po kalojnë nëpër proces gjyqësor. Rreth 75 luftëtarë të huaj të Kosovës raportohet të jenë vrarë, ndërsa rreth 190 mbeten në territorin e Sirisë dhe Irakut.
Koordinatorja e Qendres Rinore në Obiliq, znj. Zelushe Kelmendi thekson se mediet sociale kanë pasur ndikim shumë të madh në promovimin dhe nxitjen e të rinjëve për pjesëamarrjen e luftrave të huaja gjë që ka qenë në mënyrë të vazhdueshme, permes rrjeteve sociale.Shumë prej nesh kemi pasur rastin t’i shohim pamjet në mediet sociale, për luftën në Siri dhe propaganden e tyre si grupe.
“Duke pare rolin tonë si Qender Rinore jane mbajtur shumë trajnime me të rinjtë në Obiliq, ne kemi marrë shumë informata lidhur me ketë fenomen i cili ka qenë shumë i dëmshëm për shoqërin tonë, dhe këto trajnime i kanë ndihmuar shumë të rinjtë. Qëllimi i këtyre trajnimeve ka qenë që të rinjët të mos binë pre e ndikimeve të medies sociale”, thekson Kelmendi.
Tutje Kelmendi shprehet se pritshmeritë në këto trajnime ishin shumë të arsyeshme dhe të matshme. “Rekomandimi im do te ishte që të rinjët ti perdorin mediat sociale për të miren e tyre jo në të keqen e tyre dhe të shoqërisë, sa me pak hulumtime në rrjetet sociale në gjerat negative”.
Për sa i përket formave të rekrutimit në mediet sociale në Kosovë dhe në botë, Shpat Balaj tregon se në parim forma e përhapjes së propagandës së grupeve ekstreme dhe rekrutimit përmes rrjeteve sociale është e njejtë.
“Për dallim prej propagandës nga kanalet zyrtare të grupeve ekstremiste në botë si psh. ISIS, karakteristikë e profileve/faqeve propaganduese aktive në gjuhën shqipe është mungesa e profesionalizmit në krijimin dhe editimin e materialeve propaganduese”, shton ai.
Ndonëse materialet e shpërndara janë vizualisht të dobëta, megjithatë ato në shumicën e rasteve përmbajnë mesazhe, citime dhe trende të njëjta me propagandën zyrtare. Në disa profile/faqe shpërndahen materiale me titra të përkthyera në gjuhën shqipe të mediave zyrtare të grupeve ekstremiste, gjë që nënkupton përfshirjen e drejtpërdrejtë të profileve/faqeve shqip me kanalet zyrtare të grupeve ekstreme. Përveç që kanë numër të konsiderueshëm të pëlqimeve dhe ndjekësve, këto faqe në masë të madhe janë pasardhëse të faqeve që janë mbyllur më parë dhe vazhdimisht mbyllen dhe rihapen.
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut prej vitit 2010 ka hartuar projekte për “Luftimin e ekstremizmit dhe parandalimin e radiaklizmit te dhunshem”.Në bazë të regjioneve dhe është munduar që t’i përfshije të gjitha zonat. Mbrojtja e publikut të gjerë nga terrorizmi është shndërruar në një detyrë madhore, të shqyrtuar me kujdes dhe me shumë sfida për policinë. Detyrat e tyre kryesore në një shtet demokratik përfshijnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të çdo individi, në mënyrë të posaçme të drejtën për jetën; parandalimin dhe zbulimin e krimit; dhe uljen e frikës.
Albanota Hyseni, studente në Universitetin e Prishtinës, është shprehur se mediet sociale janë ato që kanë krijuar mekanizmat kryesor të përhapjes së ekstremizmit. Ato kanë sherbyer si mjet shkembimi i informacionit dhe propagandes ekstremiste.
”Personalisht nuk kam parë pamje të tilla në mediet sociale shumë shpesh, ndoshta edhe për shkak se jam munduar t’i injoroj te gjitha publikimet me përmbajtje të tillë, dhe se nuk kam parë ndonje ndryshim në shoqëri, perveq diskutimeve të shumëta qoftë për lajmet në media, qoftë për rastet e ndryshme te ketij lloji. Po ashtu mendoj që ndonjëhere mediet sociale edhe po keqpërdoren për qellime të ndryshme”.
Albanota ka qenë pjesë e disa trajnimeve të mbajtura nga OSBE, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Organizata Ndërkombëtare për Migrim në Kosovë dhe organizata të të tjera joqeveritare, të cilat sipas atyre që i kanë ndjekur trajnimet, kanë pasur efektin e tyre pozitiv në shpërndarjen e informatave të dobishme mbi parandalimin e kësaj dukurie.
____________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...