Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen Krasniqi nga Ferizaj për humbjen e tre anëtarëve të familjes në një aksident në Gjermani.
Pacolli, shkruan se e gjithë Kosova dhe Diaspora janë të pikëlluar me ndarjen nga jeta e familjarëve Krasniqi.
“Zaim, Bleon dhe Flori, e gjithë Kosova dhe Diaspora është e pikëlluar me ndarjen tuaj nga jeta. I lehtë Ju qoftë dheu i vendit tuaj! Familjes Krasniqi i uroj forcë në këtë tragjedi të rëndë” , ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ndryshe, familja pesë anëtarësh Krasniqi nga fshati Rahovicë i Ferizajt, ishin duke u kthyer nga Kosova për në Zvicër. Por derisa po kalonin në Gjermani me veturën e tyre, u përfshinë në një aksident tragjik që mori jetën e tre prej tyre.
Ky është aksidenti i dytë brenda javës, ku mërgimtarët kosovarë humbën jetën.
Një aksident tjetër, kishte ndodhur në fillim të javës në Gjermani, ku dy të rijnë nga familja Arifaj në Deçan, njëri 13 vjeçar dhe tjetri 17 vjeçar, humbën jetën pas goditjes nga një tren në Gjermani./arbresh.info/
Statusi i plotë:
LEXO EDHE :
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...