Mesut Ozil nuk do të përfshihet në listën e Arsenalit prej 25 futbollistëve për ndeshjet e Premierligës, e cila do të publikohet sot pasdite, sipas mediave britanike.
Ky vendim i trajnerit Mikel Arteta nënkupton se lojtari më i paguar në klub, i cili i merr hiç më pak se 383 mijë euro në javë, nuk do të ketë të drejtë të luajë për Arsenalin deri në shkurt më së paku.
Por, sipas të gjitha gjasave, mesfushori gjerman nuk do të luajë më kurrë për Arsenalin, klubin në të cilin i kaloi shtatë vjetët e fundit pas ardhjes nga Real Madridi në vitin 2013.
Rregullat e Premierligës theksojnë se Arsenali ka pasur afat ta dorëzojë listën prej 25 futbollistëve të martën deri në orën 14:00 sipas kohës lokale (15:00 në Kosovë), pjesë e së cilës nuk guxojnë të jenë më shumë se 17 futbollistë të huajë.
Arteta i ka 19 futbollistë të huajë në skuadër, që nënkupton se dy futbollistë seniorë nuk mund të regjistrohen për ndeshjet e pjesës së parë të sezonit në Premierligë.
Ozil dhe qendërmbrojtësi grek Sokratis janë njoftuar se nuk do të jenë pjesë e skuadrës. Ky vendim i Artetës vjen vetëm një javë pasi të dy këta futbollistë nuk u ftuan as për ndeshjet e Arsenalit në Ligën e Evropës. /Gazeta Express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...