“Bullgaria nuk kërkon nga Maqedonia e Veriut ndryshim të Kushtetutës dhe vendimi nuk është përmes nënshkrimit të marrëveshjes së re. Ne tani më kemi marrëveshje dhe duhet t’i zgjidhim çështjet përmes komisioneve të përbashkëta”.
Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve nëse mendohet për marrëveshje të re mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe nëse Sofja ka kërkuar ndryshim të Kushtetutës tonë.
“Marrëveshje ne tani më kemi. Ajo është Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Përmes asaj marrëveshje zgjidhen kapitujt historikë që duhet të jenë pjesë e pjesëmarrjes tonë të përbashkët përmes të cilës do ta ndërtojmë miqësinë dhe ajo është si pjesë e historisë tonë të përbashkët. Në marrëveshjen që është nënshkruar, është nënshkruar në gjuhën maqedonase dhe bullgare, flitet për dy popujt. Gjuha jonë maqedonase dhe populli maqedonas është përshkruar në KB dhe i njohur nga tërë bota, për atë që ende ka dilemë në narativin nga Bullgaria mike ‘ne e njohim realitetin për ekzistimin e gjuhës dhe popullit maqedonas’”.
“Pres hap dhe shprehje të miqësisë së madhe, këtë e ndjen populli bullgar kundrejt popullit maqedonas dhe anasjelltas, pres shprehje të qartë pa mëdyshje për konfirmimin e gjuhës tonë maqedonase dhe popullit maqedonas. Nuk ka as nevojë as për njohjen e identitetit nga shtetet, as shtetet të ftohen që ta njohin identitetin”, tha Zaev.
Ai paralajmëroi se periudhën e ardhshme do të vazhdojnë bisedimet e Komisionit të përbashkët për çështjet historike, duke shprehur inkurajim që të vazhdojnë me dinamikë të përforcuar. Theksoi se e drejtë dhe obligim i Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që t’i zgjidhin kapitujt historikë dhe personalitetet historike për shkak të përcaktimit në marrëveshjen që përmes tyre së bashku të marrim pjesë dhe ta rrisim miqësinë mes dy vendeve./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...