Google ADS

Beqaj: Telekomi është dashur të privatizohet

14:12 | 20 Tetor 2020
M. A.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomi, Besim Beqaj është duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisinit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston.

I pyetur për dështimin e privatizimit të Telekomit ai tha se Telekomi i Kosovës është dashur të privatizohet në kohën sa ai ka qenë në krye të këtij dikasteri, raporton arbresh.info.

Sipas Beqajt, procesi i privatizimit është esencial për ekonominë e lirë të tregut.

“Sipas mendimit tim, është dashur të privatizohet atëherë, por rrethanat kanë qenë tjera”, ka thënë Beqaj.

“Është e vërtetë që procesi i Telekomit ka qenë proces jashtëzakonisht i diskutuar. Duhet ta them me keqardhje që është diskutu nga njerëz që kurrë në jetën e tyre një faqe nuk e kanë lexu”, ka thënë Beqaj.

Ai ka treguar se padia ndaj Qeverisë së Kosovës për ndaljen e procesit të privatizimit që ka përfunduar në arbitrazh, ka qenë ndër proceset më të rënda, ndërsa tha se ka qenë i bindur se Kosova nuk do ta humbte këtë rast./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme