Ish-deputetja e Kuvendit serb, Rada Trajkoviç ka befasuar me postimin e saj të fundit.
Trajkoviç përmes një ‘tweet’, është shprehur krenare me suksesin e yllit kosovar me famë botërore, Dua Lipa, shkruan portali arbresh.info
“Çdokush nga Kosova – serb apo shqiptar – duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet të e bashkojë popullin e jo ta ndajë.
Reagimi i saj erdhi pasiqë albumi i Duas “Future Nostaglia” shkroi historinë sivjet duke u bërë albumi i parë i një artisteje femër që kryeson top listën e albumeve për dy javë rresht në Mbretërinë e Bashkuar.
Sukseset nuk ndalen këtu, pasi ky album po del të jetë albumi më i dëgjuar i vitit në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës