Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), nëpërmjet një komunikate për media të publikuar në rrjetet sociale, ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës të heqin dorë nga bordet publike.
Sipas tyre, është vërejtur një tendencë kohëve të fundit për punësime partiake nga radhët e subjekteve respektive.
Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:
“??? ??? ??? ??̈ “????? ?????” ??? ?????? ???????
Sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të ?????? ??̈ ???????, përderisa është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak.
Ndërmarrjet publike janë institucionet më të kritikuara për ???????????̈ ??̈ ????̈?, të cilat operojnë me humbje financiare, e madje disa prej tyre ndodhen buzë falimentimit. Sidoqoftë, të njëjtat po vijojnë të shërbejnë si strehë për akomodimin e njerëzve partiak nga subjektet politike që qeverisin me vendin. Kjo është reflektuar edhe gjatë emërimeve të fundit të bordeve të ndërmarrjeve të rëndësishme si Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, ku janë caktuar individë të cilët kanë garuar për poste publike nën ????? ? ???-??̈ ??? ???-??̈.
Ne vlerësojmë që vendosja e individëve me prapavijë partiake në pozita të përkohshme në këto borde, pa respektuar procedurat e konkursit publik, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet.
KDI i bën thirrje Qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mbajë zotimet e dhëna për çkapjen e shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga politika”.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...