Gjermania e ka vendosur në orë policore nga ora 14 komunën Berchtesgadener të Bavarisë pasi vendi me natyrë të bukur alpine u bë vatra e dytë e përhapjes së koronavirusit.
Shkollat, çerdhet e fëmijëve dhe restorantet do të mbyllen nga e marta, ndërsa banorët nuk do të kenë të drejtë të dalin nga shtëpitë pas orës 14, përpos në rastet kur kanë arsye të madhe për të bërë një gjë të tillë.
Masa për izolim në këtë komunë të Bavarisë është e para e këtij niveli që nga muaji prill, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Komuna me rreth 100.000 banorë tash për tash e ka shkallën më të lartë të infeksioneve me Covid-19 në tërë Gjermaninë, me 272.8 raste të reja për 100.000 banorë gjatë javës së kaluar.
Përderisa qeveria gjermane po këmbëngul se do të përpiqet ta shmangë izolimin e dytë në nivel vendi, disa zyrtarë ditëve të fundit kanë propozuar që disa rajone të izolohen për ta parandaluar përhapjen e virusit.
Lothar Wieler, kryetar i agjencisë gjermane për kontrollimin e sëmundjeve, tha se përderisa për të para 9 muajve ka qenë e paimagjinueshme që distrikte të tëra të futen në izolim, kjo hap mund të merret nga rajonet federale tani.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...