Ministri grek Dendias në Tiranë/ Policia blindon Ministrinë e Jashtme

11:41 | 20 Tetor 2020
M. A.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën. Ndërkohë që në kryeqytet janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e vizitës. Forca të shumta policie janë vendosur tek Ministria e Jashtme, siç duket dhe nga fotot e mëposhtme.

Në agjendën e takimeve parashikohen takime që do të nisin me ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta, takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe me kryetarin e PPDNJ Vangjel Dule.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme