Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka mirëpritur interesimin e kandidatit për presidenti të Amerikës, Joe Biden, lidhur me çështjen e Kosovës.
Përmes një publikimi të bërë në ‘Twitter’, Delawie tha se ndihet i gëzuar të shoh që Biden, i është kthyer çështjes së Kosovës, bazuar në interesat e SHBA-së, në Ballkan.
“Ky dokument politik ka kuptim të përsosur. I gëzuar të shoh Joe Biden të kthehet në një politikë të ekuilibruar të Kosovës, bazuar në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve në Ballkan”, shkroi ai.
Ndryshe ditë më parë u publikua një dokument i programit të Biden-it, ku flitej për Kosovën dhe Shqipërinë. Ndër të tjerash flitej edhe për pjesëmarrjen e Biden ndër vite për Kosovën dhe planin e tij si president për të zgjidhur çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...