Ideja për taksë prej 10 eurosh për të hyrë në qendër të Prishtinës, ishte përmendur vite më parë në një serial vendor.
Humoristët e serialit “Kafeneja Jonë”, Fatmir Spahiu dhe Naser Rafuna vite më parë si me sarkazmë e kanë propozuar taksën prej 10 eurosh për personat e qyteteve tjera të Kosovës, shkruan portali arbresh.info
“Unë propozoj që secili njeri që hyn në Prishtinë, të paguajë taksë komunale 10 euro”, kishte thënë Fatmir Spahiu që në serial e kishte rolin e Orhanit.
Ditëve të fundit, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka deklaruar nëpër media se askujt nuk iu mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.
Tutje Selimi tha se taksa është planifikuar të jetë 10 euro, ani pse ende vendim përfundimtar nuk kanë marrë. /arbresh.info/
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri