Google ADS

Rita Ora jep lajmin e mirë përmes disa pozave të “nxehta”

09:41 | 20 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja e famshme botërore, Rita Ora është tejet aktive në rrjetet sociale.

Krijuesja e hitit “Anywhere”, ndau në Instagram fotografi ‘të nxehta’ me ndjekësit, ndërsa pozonte tejet provokative, shkruan portali arbresh.info

“Sapo xhirova diçka shumë argëtuese, mezi po pres që ju të gjithë ta shihni”, ka shkruar Rita.

Ora shfaqet me buzëkuqin e saj klasik, një grim të lehtë dhe veshjes sportive, teksa pozoj para pasqyrës.

Këto fotografi vijnë pak kohë pasi ajo nxiti thashethemet për një fejesë të mundshme me të dashurin Romain Gavras, pasi u pa se kishte vendosur një unazë diamanti në gishtin e unazës javën e kaluar.

Rita është prej muajsh në lidhje serioze me regjisorin greko-francez, Romain Gavras, 39 vjeç. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme