Google ADS

Qeveria i nis kërkesë Presidentit për hapjen e ambasadës në Izrael

09:26 | 20 Tetor 2020
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me Ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj me që rast është dhënë pëlqimi që të dërgohet kërkesa te Presidenti për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nisur për media nga ekzektuvi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael”, thuhet në njoftim.

Hoti, sipas njoftimit të Qeverisë, ka theksuar se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme