Google ADS

Një 73-vjeçare pretendon se Baba Vanga ka parashikuar COVID-19, tregon se çka i tha

07:39 | 20 Tetor 2020
Arbresh.info

Gruaja e verbër misterioze, Baba Vanga, besohet të ketë paralajmëruar shumë vite më parë pandeminë e COVID-19, duke thënë se “do të jetë mbi të gjithë ne”.

Vangeliya Pandeva Gushterova, e njohur më mirë si Baba Vanga, është cilësuar nga shumë persona si një autoritet i shkuar i Bullgarisë, të cilët besonin profecitë e saj dhe pretendimet se ajo kishte kontakt me shpirtrat.

Para vdekjes së saj në moshën 84-vjeçare, në vitin 1996, Baba Vanga thuhet të ketë parashikuar pandeminë e koronavirusit, e cila filloi nëntorin e kaluar në Kinë.

Sipas DailyStar.co.uk, një grua që u takua me Baba Vanga në vitet 1990 ka dalë me lajmet e profecisë. Neshka Stefanova Robeva, 73 vjeç, tha se mësoi për paralajmërimin e koronavirusit pak para vdekjes së Baba Vanga. Ajo u tha se i kishte thënë Nostradamusi i Ballkanit se “coronavirusi do të jetë mbi të gjithë ne”.

“Vanga parashikoi kur e vizitova vite më parë: ‘Coronavirusi do të jetë mbi të gjithë’. Nuk e kuptova se çfarë kuptimi kishin ato fjalë atëherë”, u shpreh zonja Robeva.

Në atë kohë, gruaja supozonte se Baba Vanga fliste për Rusinë.

Më tej ajo shtoi:

“Vetëm tani e kuptova se ishte gripi kinez”.

Këto pretendime të çuditshme janë shpërndarë gjithashtu nga shumë njerëz në mediat sociale.

Pasuesit e Baba Vanga besojnë se gruaja ishte një grua e fuqishme që mund të komunikonte me të vdekurit dhe kishte vizione për të ardhmen.

Baba Vanga supozohet se parashikoi zgjedhjen e Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, Brexit dhe sulmin terrorist të 11 shtatorit.

Më e famshmja, megjithatë, ajo u bë e njohur pas vdekjes së saj kur parashikoi saktë fundosjen e nëndetëses ruse Kursk në vitin 2000.

Duke folur për të ardhmen, disa besojnë se Baba Vanga parashikoi fatkeqësi natyrore dhe trazira politike.

Ndjekësit pretendojnë se profecitë e saj kishin një sukses prej 85 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme