Gjendja ekonomike në vend, korrupsioni, vërejtjet në Raportin e KE-së dhe puna e Kuvendit, ishin disa nga temat për të cilat u bisedua në takimin e sotëm të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski me Shefin e misionit të OSBE-së, Clemens Koja.
Në takim, Mickoski, siç informojnë nga OBRM-PDUKM, informoi për gjendjen në të cilën ndodhet shteti, posaçërisht treguesit shqetësues ekonomikë si kalimi i pragut të detyrimit mbi 60 për qind që është shkelje e kritereve të Mastrihtit, për rënien historike të BPV-së në vend, që arriti 12,7 për qind në tremujorin e dytë të vitit, si dhe rritjen e varfërisë dhe uljen e standardit jetësor të qytetarëve.
Në takim, në të cilin mori pjesë edhe nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, thuhet në kumtesë, u bisedua edhe për problemet aktuale të vendit me korrupsionin dhe krimin si dhe vërejtjet nga Raporti i KE-së.
Mickoski, qëndron në kumtesë, theksoi se pushteti nuk po arrin të përballet me krimin në vend, ndërsa me sistemin e dobët në jurisprudencë dhe korrupsionin në të njejtin, sjelljet kriminale të funksionarëve të caktuar nuk po ndëshkohen.
Në takim, Mickoski, gjithashtu, e informoi shefin e Misionit të OSBE-së në vend për gjendjen në Kuvendin e Maqedonisë, ku, siç thuhet në kumtesë, pushteti në tentim për ta rrënuar demokracinë, në mënyrë antikushtetuese kërkon të legjitimohet votimi i deputetëve të cilët nuk janë të pranishëm në Kuvend, si dhe mospranimi i amandamenteve të opozitës të cilat janë para së gjithash kërkesa të qytetarëve në diskutimet rrjedhëse në Kuvend.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...