Google ADS

Më shumë se 2 mijë francezë janë në kujdes intensiv

23:30 | 19 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Autoritetet në Francë kanë njoftuar se numri i njerëzve në kujdesin intesiv për shkak të koronavirusit ka tejkaluar numrin 2 mijë gjatë ditës së sotme, për herë të parë që nga 17 maji.

Numri i njerëzve të shtruar në spital për shkak të kësaj sëmundje ka tejkaluar numrin 11 mijë për herë të parë që nga 12 qershori, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Covid-19 boshatis edhe njëherë rrugët e Francës

Europa është duke përjetuar fazën e dytë të koronavirusit dhe në shumë vende numri i të të infektuarve është duke u rritur ndjeshëm.

Franca ka raportuar një rritje në rastet e reja të Covid-19 që nga fillimi i shtatorit, duke bërë që qeveria të vendosë nëntë qytete, përfshirë Parisin, nën një shtetrrethim fillestar katër-javor, i cili zgjat nga 21:00 deri në 6:00./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme