Google ADS

Pacolli kujton kohën kur ndërtoi hotelin e tij të parë në Zvicër

23:07 | 19 Tetor 2020
L G

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është rikthyer 20 vjet pas, për të kujtuar kohën kur nisi ndërtimin e hotelit të tij të parë në Zvicër.

Pacolli, në profilin e tij në Facebook, ka postuar edhe një fotografi të asaj kohe, sipër së cilës shkruan historinë e saj, raporton arbresh.info.

Ai, thotë se kurrë s’e kishte menduar që sot pas 20 vjetësh “Swisss Daimond” do të bëhej një nga hotelet më të mira në Lugano të Zvicrës.

Pacolli, thotë se shumica e të punësuarve në këtë hotel janë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

“Një foto nga fillimi i viteve 2000 kur ndërtova hotelin tim të parë në Zvicër – Swiss Diamond. Sot një nga më të mirët e Luganos. Vlen të përmendet se shumica e të punësuarve janë shqiptarë që jetojnë në këtë rajon”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme