Një vit pas ndarjes, Kylie Jenner dhe Travis Scott rikthehen sërish bashkë?

19:56 | 19 Tetor 2020
Arbresh Info

Vitin e kaluar, Kylie Jenner konfirmoi se është ndarë nga i dashuri i saj Travis Scott dhe se do përqëndroheshin në rritjen e vajzës së tyre.

Por, së fundmi milionerja ka lënë të nënkuptohet se është kthyer në krahët e reperit.

Biznesmenja publikoi dy foto në krah Travis Scott dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Menjëherë pas postimit të fotove, është pretenduar se ata janë sërish bashkë.

Kylie i dha fund marrëdhënies së saj me reperin Tyga në prill 2017 dhe disa javë më vonë, nisën thashethemet se ajo dhe Travis ishin në lidhje pasi u fotografuan të kapur për dore në Festivalin e Muzikës Coachella.

Që nga ajo kohë ata u bënë të pandashëm nga njëri-tjetri, transmeton gazetaobjektiv.

Nga blerja e një shtëpie të përbashkët tek lindja e një fëmije së bashku, çifti kanë ndarë shumë momente të bukura, para se të ndaheshin në vitin 2019.

Megjithatë, duket se i kanë dhënë edhe një mundësi marrëdhënies së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme