Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot disa ndërmarrës në Komunën e Mitrovicës për të diskutuar për sfidat që kanë bizneset në kohë pandemie dhe mungesën e ndihmës nga qeveria lokale dhe ajo qendrore.
Kreu i PDK-së shprehu mirënjohje për ndërmarrësit të cilët me punën, talentin dhe kurajën e tyre sigurojnë dhjetëra mijëra vende pune.
Ai tha se PDK është aleate e bizneseve private që janë shtylla e zhvillimit të ekonomisë kosovare.
Veseli tha se është për të ardhur keq që qeveria qendrore dhe lokale i ka neglizhuar dhe nuk iu ka ardhur në ndihmë bizneseve për të shpëtuar prej dëmeve të pandemisë.
“Gjithmonë kur sektori privat dhe institucionet bëhen bashkë ka sukses më të madh. Vetëm me një sektor privat të fuqishëm siç është edhe kompania V-Print në Mitrovicë, mund të ecë ekonomia e Kosovës, por edhe mund të kemi kapacitete më të mëdha financiare si buxhet i Republikës së Kosovës për aq sa edhe mund të punësojmë vajza e djem, burra e gra në ndërmarrësi private. Këta janë që sot kanë nevojë më së shumti prej institucioneve të Republikës së Kosovës. Ballafaqimi me pandeminë, vështirësitë financiare të cilat i kanë për ta mbajtur prodhimin e gjatë, për t’ju dhënë pagat punëtorëve, është pikërisht kjo çfarë po flasim çdo ditë”, tha Veseli.
Drejtori menaxhues i Kompanisë “V-Print”, Visar Idrizi, pasi falënderoi kryetarin Veseli për vizitë, tha se po përballen me shumë sfida dhe nuk kanë marrë ndonjë mbështetje konkrete për ballafaqim me pasojat e pandemisë.
Lideri i PDK-së ka vizituar edhe kompaninë për prodhim të dyerëve dhe dritareve që ekziston në Mitrovicë prej katër gjeneratave të familjes.
Ai i bëri thirrje Qeverisë që të reflektoj dhe të bashkëpunoj me opozitën për të miratuar një pako të mirëfilltë ekonomike që i ndihmon bizneset me grante direkte në përballje me pandeminë.
“Kjo gjendje e bizneseve është unikate në gjithë Republikën e Kosovës me ndërmarrësit tanë. Kjo gjendje e thekson edhe më tepër nevojën e përkrahjes së biznesit privat si këtu tek baca Bilall i cili qe katër gjenerata merret me ndërmarrësi. Pandemia ia ka zvogëluar punën dhe kapacitetin prodhues dhe ia ia ka bërë të vështirë mbajtjen e punëtorëve. Edhe nga kjo punëtori në Mitrovicë, e thërrasim Qeverinë e Kosovës që të bashkëpunoj me opozitën dhe bashkërisht tu dalim në ndihmë ndërmarrësve, për arsye se i vetmi shpëtim për Kosovën është sektori privat dhe e vetmja e ardhme për Kosovën është prodhimi i ndërmarrësve tanë të jashtëzakonshëm. Tash e 6 muaj është dashur të ndihmohen bizneset dhe ndërmarrësit e jo vetëm të bëhen diskutime të kota si ajo qeveria paraprake por edhe nga kjo aktualja”, tha Veseli.
Ndërsa, pronari i kompanisë “Mitro Metal”, tha se pandemia i ka ndaluar shumë projekte në sektorin e prodhimit, derisa u shpreh optimist se shteti do të ndërmarr ndonjë hap konkret për ti ndihmuar.
Në shenjë respekti për vizitën, familja Bilalli nga “Mitro Metal” i dhuruan një punim të veçant metali me mbishkrimin “UÇK” ryetarit Kadri Veseli.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?