De Ligt afër shërimit nga lëndimi, rikthehet pjesërisht në stërvitje

19:01 | 19 Tetor 2020
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt, është afër shërimit nga lëndimi, derisa u stërvit pjesërisht me skuadrën.

Holandezi u operua në krahë, problem të cilin e ka pasur që nga fillimi i sezonit, transmeton portali arbresh.info.

De Ligt pritet të rikthehet në aksion gjatë nëntorit, kurse sot (e hënë) u stërvit pjesërisht me skuadrën para sfidës së “Bianconerëve” kundër Dynamo Kiev.

Ish ylli i Ajax-it gjithashtu postoi foto gjatë stërvitjes me mesazhin: ‘Duke u afruar’.

https://www.instagram.com/p/CGhfw0HnvlI/?utm_source=ig_embed

Thuhet se holandezi do rikthehet në sfidën ndaj Lazio-s me 8 nëntor./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme