Kufiri midis SHBA-së dhe Kanadasë do të mbetet i mbyllur për udhëtime jothelbësore deri më 21 nëntor, me qëllim frenimin e pandemisë së COVID-19, njoftoi sot ministri kanadez i Sigurisë Publike, Bill Blair.
“Vendimet tona do të vazhdojnë të bazohen në rekomandimet më të mira të shëndetit publik në dispozicion, për të garantuar sigurinë e kanadezëve”, shkroi ai në Twitter.
Mbyllja e kufijve të SHBA-së me dy partneret e saj të tregtisë së lirë, Kanadanë dhe Meksikën, u vendos në mars dhe që nga ajo kohë është zgjatur çdo muaj.
Lejohen vetëm tregtia e mallrave dhe produkteve, si edhe udhëtimet që konsiderohen thelbësore./atsh/
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot