Irani regjistron mbi 300 viktima ditore nga koronavirusi

17:01 | 19 Tetor 2020
Arbresh.info

Irani ka shënuar rritje të numrit të viktimave brenda 24 orëve me 337 viktima për një ditë.

Shifrat janë përshkruar si më të lartat që nga fillimi i pandemisë, transmeton arbresh.info

Rritja e numrit të viktimave ka ardhur pas rritjes së numrit të rasteve tre javët e fundit. Në total, deri më tani janë shënuar 534,631 raste dhe 30,712 viktima.

Arbresh.info transmeton se për 24 orëve e fundit janë shënuar 4,251 raste të reja, shifër kjo më e larta e regjistruar deri më tani, shkruan The Guardian./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme