Pas shtyrjes së seancave gjyqësore për shkak të situatës me Covid-19, po shqyrtohet mundësia për mbajtje të gjykimeve online, deklaroi për AIM-n kryetari i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev.
Megjithatë, ai thekson se këtu ekziston një problem për shkak se nuk mund të mbahet gjykim online nëse për atë nuk dakordohet i akuzuari.
“Në të ardhmen duhet të ndryshohen ligjet procedurale në mënyrë që të parashihet mundësia edhe për gjykim online.
Ne të gjithë jemi të shqetësuar për gjendjen, na pengon të gjithëve, edhe Këshillit gjyqësor edhe gjykatësve, edhe kryetarëve të gjykatave. Do të duhet të kërkohet ndonjë zgjidhje, ndonjë dalje nga ajo situatë”, thotë Zdravev për AIM./Telegrafi/
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës