Ministri Zemaj deklaroi kështu gjatë vizitës që i bëri Qendrës Korrektuese në Lipjan ku qëndroi bashkë me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaqi dhe drejtorin e Shëndetësisë në burgje, z. Milazim Gjocaj.
Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj bashkë me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaqi dhe drejtorin e Shëndetësisë në burgje, z. Milazim Gjocaj, vizitoi sot Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Ministri Zemaj u njoftua aty për nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve të tjera që u ofrohen personave në mbajtje: femrave, të rriturve dhe të miturve, me qëllim që të njëjtit ta kenë kujdesin e duhur shëndetësor, por dhe të rehabilitohen dhe të jenë sa më të përgatitur për jetën post penale.
Ministri Zemaj vlerësoi lart punën e personelit aty që ka mundësuar që ne mesin e personave në vuajtje të dënimit dhe në paraburgim të mos ketë të infektuar, derisa numri i personave të prekur nga personali ka qenë fare simbolik dhe i menaxhuar.
“Ne do t’i furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera të nevojshme’, tha Ministri Zemaj, duke theksuar se shëndeti i kategorive që janë në këtë qendër është i rëndësishëm dhe se janë shumë të rëndësishme për ta edhe aktivitete e rehabilitimit social.
Në interesim të mediave të pranishme, Ministri Zemaj foli edhe për mundësinë e shtrëngimit të masave sa i përket Covid-19, derisa ritheksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi tha se vizita e Ministrit është një përkrahje për SHKK dhe “mundësi e jona që të prezantojmë të arriturat tona jo vetëm në pjesën e menaxhimit që ka dhënë rezultat”.
Prandaj, shtoi më tej ai, sot nga afër ministri e pa se si është menaxhuar Covid-19 dhe jo vetëm në Burgun e Lipjanit, por në përgjithësi kemi pasur raste minimale. “Vlerësojmë që në Lipjan mundësitë janë të mira por në të ardhmen do të angazhohemi që të burgosurit të kenë sa më shumë aktivitete të tjera”, tha ai.
Gjatë vizitës në këtë qendër u bë e ditur se nga angazhimi i vet personave që janë në vuajtje të dënimit në këtë qendër apo në paraburgim, janë qepur nga ta rreth 22 mijë maska mbrojtëse kundër Covid-19.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...