Google ADS

Nga thyerja e rekordeve të Pele-s tek i papunë në moshën 31-vjeçare: Rënia e madhe e Pato-s

12:47 | 19 Tetor 2020
Arbresh Info

Për ata që pyesin se ku është duke luajtur Alexandre Pato, përgjigja e shkurtër është askund.

Sapo ka mbushur 31-vjeç, ndërsa është agjent i lirë, meqenëse arriti marrëveshje me Sao Paulo-n që të ndërprejë kontratën, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht, që pandemia e koronavirusit bëri që klubet të duan agjentët e lirë, asnjëri nga ta nuk telefonoi ish yllin brazilian.

Në moshën 17-vjeçare, emri i Pato-s u bë i njohur kur theu rekordin e Pele-s duke u bërë golashënuesi më i ri në FIFA.

Pavarësisht moshës së re, ai shënoi në sekondat e parë që debutoi me Brazilin, duke thyer rekordin tjetër të Pele-s dhe u bërë golashënuesi më i ri që shënon në debutim.

Që nga ajo kohë, Pato kompletoi transferimin të AC Milan-i ku shënoi në debutim ndaj Napoli-t. Në fundin e sezonit 2008/09, ai realizoi 18 gola duke qenë golashënuesi numër një në klub në moshën 19-vjeçare.

Pato vazhdoi t’i mahnitë të gjithë duke shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid-it.

Mirëpo, derisa vazhdonte të shkëlqente, trupi e ‘tradhtoi’ duke u lënduar disa herë radhazi dhe në vitin 2012 ndryshoi gjithçka.

Lëndimet shkaktuan që të rikthehet përsëri në Brazil ku kaloi në Sao Paulo, me të cilët shënoi 38 gola në dy vite, gjë që mahniti Chelsea-n që e transferuan në vitin 2016.

Pavarësisht që shënoi në debutimin në Premierë Ligë, Pato dështoi të jetë titullarë dhe u largua vetëm pas gjashtë muajve duke bërë vetëm dy paraqitje.

Villarreal arriti ta transferoi, mirëpo tek klubi spanjoll realizoi vetëm gjashtë gola në edicionin 2016-17 dhe pastaj u largua të gjiganti kinez, Tianjin Quanjian.

Me atë klub gjeti formën duke shënuar 36 gola për dy vite, pastaj u rikthye përsëri tek Sao Paulo që shënoi vetëm nëntë herë në 34 paraqitje, derisa në muajin gusht të këtij viti ndërpreu kontratën.

Pavarësisht që është 31-vjeç, ëndrra e tij mbetet rikthimi të AC Milan-i dhe këtë e ka pranuar zyrtarisht./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme