Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për medie për punën e komisionit parlamentar për privatizimet, themelimin e të cilit e iniciuar PDK-ja në korrik të këtij viti.
Deputeti Gazmend Bytyqi, tha se përmes Komisionit Hetimor për Privatizimin si PDK po tentojnë që të hetojnë secilin keqpërdorim që është bërë ëme pronat publike, raporton arbresh.info
“Me iniciativën e PDK-së, me datë 23 qershor PDK ka kërkuar fillimin e komisionit hetimor për procesin e privatizimit. Për një kohë të gjatë PDK është akuzuar padrejtësisht për përfitime të paligjshme. PDK përmes këtij komisioni tentojmë që të hetojmë secilin keqpërdorim dhe t’i nxjerrim para përgjegjësisë personat apo grupet, do ta zbardhim secilin detaj. Ne të gjitha këto keqpërdorime do tentojmë që t’i mbyllim përnjëherë”, tha Bytyqi.
Ndërsa deputeti tjetër nga radhët e PDK-së Sjedi Hoxha tha se do i publikojnë me emër dhe mbiemër përfituesit dhe keqpërdoruesit e pronave publike.
Ai po ashtu shprehet se emrat e këtyre personave janë ata që kanë kritikuar më së shumti për këtë çështje.
“Përmes raportit përfundimtar të komisionit do ti publikojmë me emër dhe me mbiemër përfituesit. Dhe përfituesit janë ata që kanë kritikuar më së shumti. Jemi duke bashkëpunuar shumë ngushtë me palët e interesit. Ftojmë publikisht që të gjithë qytetarët që dëshmitë ti dërgojnë në adresën e komisionit”, tha Hoxha./arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...