Mësuesja në pension Dilys Price, nga Cardiff, ishte 80 vjeç kur u bë mbajtësja e Rekordit Botëror Guinness si femra më e vjetër që u hedh vetëm nga parashuta në vitin 2013.
Pas kërcimit të saj të parë me parashutë në moshën 54 vjeçare, e guximshmja Price vazhdoi të përfundonte më shumë se 1,139 kërcime vetjake me parashutë në të gjithë botën.
Mësuesja frymëzuese e pensionuar, mbahet mend si ‘forcë për të mirë’.
Para kërcimit të saj të parë, kjo grua e shquar ishte e tmerruar nga lartësitë, por ajo më vonë tha se nuk mund ta ‘imagjinonte jetën pa to’.
Ajo themeloi bamirësinë Touch Trust, e cila siguron programe lëvizje krijuese për njerëzit me aftësi të kufizuara në të mësuar dhe grupe të tjera të prekshme.
Për shkak të këtyre përpjekjeve, asaj iu dha një OBE në vitin 2003 për shërbime ndaj njerëzve me nevoja të veçanta. Në Çmimet Krenaria e Britanisë 2017, ajo gjithashtu mori një çmim të veçantë njohjeje. /Telegrafi/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...