Një dokument me zotimet e Joe Bidenit për shqiptarët është shpërndarë gjatë fundjavës. Ndonëse janë ngritur dyshimet mbi vërtetësinë e këtij dokumenti, përfaqësuesit shqiptaro-amerikanë që e kanë publikuar këtë letër thonë se është origjinal dhe u është dërguar nga kampi i Bidenit.
Joe Biden, sipas një faqeje shkrim që mban emrin e kandidatit demokrat për President, gjatë fushatës së ashpër kundër presidentit aktual, Donald Trump, ka menduar enkas për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë.
Pas dyshimeve të ngritura mbi vërtetësinë e dokumentit, Gazeta Express ka kontaktuar, Anila Nicklos, pjesë e organizimit të fushatës së shqiptaro-ameriknëve “Biden për President”.
Nicklos thotë se dokumenti është autentik dhe se grupit organizues të shqiptarëve të Amerikës u është dërguar nga përfaqësuesit e fushatës së Bidenit.
“Dokumenti është autentik. Është dërguar nga përfaqësuesit e “Biden for President” grupit tonë organizues “Albanian Americans for Biden Harris”. Me 8 tetor grupi ynë organizoi një Tubim të madh në bashkëpunim me përfaqësuesit e “Biden for President”. E ftuar e nderit ishte Dua Lipa”, ka thënë Nicklos.
Në letrën që u publikua në mediat e Kosovës, e që shqiptaro-amerikanët thanë se e morën nga kampi i kandidatit demokrat, rënditën të bëmat e Bidenit për Kosovën, nisur nga ngritja e zërit në Kongresin Amerikan kundër pushtetit të Sllobodan Millosheviqit.
Për të tashmen dhe të ardhmen, në dokument thuhet se Biden e konsideron “të pabalancuar” qasjen e Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Aty thuhet se Biden, nëse zgjedhet President, do të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për ta rijetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Zgjedhjet presidenciale në Amerikë mbahen më 3 nëntor, ku përmbyllet gara e ashpër e Bidenit dhe Trumpit.
Në Kosovë dhe Shqipëri, në këto zgjedhje krerët shtetërorë nuk janë deklaruar mbi favoritët e tyre.
Haptas në përkrahje të kandidatit demokrat ka dalë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti. Ai u ka kërkuar shqiptarëve të Amerikës që ta votojnë Bidenin.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...