Ylli i skuadrës së Interit, Lautaro Martinez, beson se ikona e Barcelonës, Lionel Messi, është në një nivel tjetër dhe se ai është një hap para të gjithëve në fushën e futbollit.
23-vjeçari shpreson që ai të mësojë gjëra të rëndësishme duke luajtur përkrah tij në Kombëtaren e Argjentinës, raporton Gazeta Express.
Por ndoshta ata mund t’i shohim edhe në ndonjë skuadër duke luajtur së bashku, pasi që Barça ka shfaqur interesim të madhe për sulmuesin argjentinas.
“E kam thënë edhe në të kaluarën por e them prapë tani dhe do të them edhe në të ardhmen, ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Martinez për Messin.
“Për mua, ai është në një nivel tjetër, ai e kupton ndeshjen në një mënyrë tjetër dhe është një hap para të gjithëve.”
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg