Një makinë bombë pranë selisë së policisë lokale në Afganistanin qendror, la 15 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur.
Zyrtarët afganë e cilësuan sulmin e së dielës në Firozkoh, kryeqyteti i provincës Ghor, akt terrorist, duke shtuar se shumica e viktimave ishin civilë. Shpërthimi i fuqishëm vetëvrasës dëmtoi edhe zyra qeveritare, thonë zyrtarët.
Mohammad Omer Lalzad, kreu i spitalit provincial, tha për Zërin e Amerikës se “një numër të plagosurish janë në gjendje kritike”. Zyrtari tha se pritet që numri i të vdekurve të rritet.
Ambasadori amerikan në detyrë në Afganistan e dënoi sulmin.
“Afganët e pafajshëm përsëri u vranë sot nga ky shpërthim i pakuptimtë në provincën Ghor. Ky shkatërrim dhe kjo gjakderdhje duhet të ndalet,” shkroi ambasadori në detyrë Ross Wilson.
Ndërkaq, talebanët akuzuan të dielën ushtrinë amerikane se kishte shkelur marrëveshjen e shkurtit për paqen mes dy palëve, duke ndërmarrë “goditje të tepërta ajrore” në zonat e kontrolluara nga talebanët në provincën Helmand dhe në zona të tjera të vendit.
Muhammad Yousuf Ahmadi, zëdhënës i talebanëvet ha se marrëveshja e nënshkruar në Katar më 29 shkurt nuk lejon që forcat amerikane të ndërmarrin goditje ajrore në rajone jashtë zonave të konfliktit.
“Përmbajtja e marrëveshjes mes SHBA dhe talebanëve janë të qarta, por pala tjetër ka shkelur angazhimet e saj në disa raste, duke ndërmarrë veprime provokuese dhe duke goditur nga ajri rajone që nuk janë zona luftimesh,” tha Ahmadi.
“Ne hedhim poshtë kategorikisht pretendimin e talebanëve se SHBA ka shkelur Marrëveshjen SHBA-Talebanë. Goditjet ajrore amerikane në Helmand dhe Farag janë ndërmarrë vetëm si akte mbrojtëse pasi trupat amerikane po sulmoheshin nga talebanët,” postoi në Tëitter zëdhënësi i ushtrisë Kolonel Sonny Leggett.
Javën e kaluar talebanët ndërmorën ofensivë në shkallë të gjerë në Helmand, duke zgjeruar territorin që kontrollojnë në dhe përreth kryeqytetit të provincës dhe duke bllokuar rrugët që të çojnë në qytet.
Kombet e Bashkuara thonë se luftimet kanë zhvendosur mbi 35 mijë civilë dhe kanë shkaktuar rreth 200 viktima, ku talebanët kontrollojnë ose kanë influencë në këtë territor.
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse