Angelina Jolie ka shfrytëzuar kohën e pandemisë për të qenë produktive.
Aktorja e njohur për bukurinë e saj të veçantë përveç promovimit të filmit të ri dhe pjesëmarrjes në aksione të shumta humanitare, po punon edhe për një libër të ri, shkruan InStyle.
Organizata për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” ka njoftuar se Jolie ka bashkëpunuar me ta në një libër të ri që do të botohet në shtator të vitit 2021, transmeton lajmi.net.
Një libër i quajtur “Njihni të Drejtat tuaja (dhe Kërkojini Ato)” duhet t’i ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.
“Sot kemi të rinj të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar. Por shumë luftojnë me dezinformimin e të rriturve, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre dhe mungesën e njohurive se si të përdorin specifikat e të drejtave të tyre, duke i zbatuar ato në vendet, në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjete për të forcuar betejat dhe fuqizimin e tyre”, tha Jolie.
Libri është, sipas Amnesty International, një vizion që të gjithë të rinjtë e njohin dhe mund të kërkojnë të drejtat e tyre, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku jetojnë.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...