Dalin detaje të reja nga një jaht i gjetur i braktisur 2 ditë më parë në bregdetin e Shëngjinit. Ai u pikas 1 milje larg bregdetit të Godullës në zonën e Kurbinit. Jahti me flamur slloven i quajtur “Tai Pan” mësohet se është në pronësi të një shtetasi italian.
Ai u gjet me spiranca të lëshuara në det, por brenda tij nuk kishte asnjë person dhe asnjë dokument që mund të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur. Fillimisht policia kufitare e ka mbajtur në mbikëqyrje jahtin për të parë nëse do të afrohej ndonjë person për ta marrë, por pasi askush nuk u duk atë e ankoruan në portin e Shëngjinit.
Policia ka dyshime të forta se ky jaht do të përdorej për transport droge, pasi në afërsi të tokës është gjetur edhe një gomone e braktisur. Hetimet janë shtrirë edhe me portet fqinje për të mësuar se nga ishte nisur jahti. Një vit më parë një tjetër jaht u gjet i braktisur në bregdetin e Shëngjinit. Në të udhëtonte një shtetas turk që ende është i zhdukur./lapsi.al/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,