Google ADS

Haziri flet për Covid-19, tregon gjendjen në Gjilan

21:59 | 18 Tetor 2020
A Z

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe t’i zbatojnë rekomandimet kundër koronavirusit.

Ai ka treguar se që nga marsi kur në Kosovë u shënuan rastet e para me sëmundjen vdekjeprurëse nga kjo komunë kanë humbur jetën 48 persona.

Ndërkohë që janë në pritje të 103 mostrave sot u shënuan 20 raste të reja pozitive.

“Në ditën e 220 të përballjes me #COVID19 në Gjilan u shënuan 20 raste të reja pozitive. Brenda 7 muajve, gjendja e përgjithshme është kjo: 1147 të infektuar, 990 të shëruar, 109 raste aktive, 48 të vdekur, 14 në hospitalizim dhe 103 mostra në pritje”, shkroi Haziri në Facebook.

“Ju lutem shumë, të reagojmë me përgjegjshmërinë më të lartë kundër infeksionit. Përndryshe, virusi nuk të pyet kush je. Të bën për kujdes intenziv nëse nuk kujdesesh dhe mund të të marrë me vete!”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/4802137796493248

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme