Kane në histori të Premierligës, thyen rekordin e Rooney dhe Henry

20:24 | 18 Tetor 2020
A Z

Harry Kane e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka shënuar dy herë në barazimin dramatik të Tottenham ndaj West Ham United, 3-3.

Kështu, pas vetëm pesë xhirove, ai ka kontribuar në 12 gola për Tottenhamin, pesë gola dhe shtatë asiste.

Ai bëhet lojtari i parë në histori të Premierligës që është përfshirë në 12 gola në pesë ndeshjet e para në Angli.

Kane theu rekordin që mbanin Wayne Rooney me Manchester United në sezonin 2011/12 dhe ylli Arsenalit, Thierry Henry më 2004/05. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme