Paulo Dybala i zhgënjyer me Pirlo-n, ankohet të Paratici

17:19 | 18 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Juventus-it, Paulo Dybala nuk ishte i lumtur të qëndrojë në stol për 90 minuta në ndeshjen ndaj Crotone.

Argjentinasi e kaloi tërë ndeshjen në stol, ndërsa sipas Tuttosport, pas ndeshjes menjëherë u ankua të drejtori sportiv, Fabio Paratici, transmeton portali arbresh.info.

Dybala thuhet se nuk ishte i lumtur me zgjedhjen e trajnerit Andrea Pirlo dhe u sigurua që drejtori sportiv të jetë në dijeni.

Sidoqoftë, lojtari ishte i lënduar, andaj mungoi edhe në dy ndeshjet e Argjentinës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Mbetet të shihet nëse Dybala do jetë titullarë në sfidën e radhës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme