Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me lojën e skuadrës në derbin kundër Gjilani-t.
Ndeshja e Anamoravës përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0, me dy skuadrat që dështuan të shënojnë në portën kundërshtare, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Nuhiu tha kanë bërë paraqitje shumë të mirë, por problemi ishte që nuk arritën të realizojnë.
“Nuk mërzitem që nuk fituam, pasi që kemi bërë paraqitje shumë të mirë. Kemi dominuar në pjesën e parë dhe të dytën, por thjeshtë nuk arritëm të realizojmë”.
“Nuk patëm rënie në pjesën e dytë, por kundërshtari ishte i fortë. Nuk e lejuam Gjilani-n të krijojë ndonjë rast dhe i patëm mundësitë, por nuk ia dolëm”, deklaroi ai pas ndeshjes për Art Sport.
Momentalisht Drita renditët në pozitën e dytë në tabelë, derisa ka dy ndeshje të pazhvilluara./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?