Google ADS

Një i vdekur nga Covid-19

15:12 | 18 Tetor 2020
L G

Edhe ditën e diele, është shënuar një rast i vdekjes nga pandemia Covid-19 në vend.

Sipas Institutit të Kosovës për Shëndetësi Publike (IKSHPK), brenda 24 orëve, një person ka ndërruar jetë shkaku i infektimit nga koronavirusi.

Viktima është raportuar të ketë vdekur derisa po trajtohej në spitalin Rajonal në Prizren.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren)”, thuhet në njoftim/arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme