Google ADS

Azerbajxhani rrëzon një avion luftarak të Armenisë

15:04 | 18 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se sot në orën 12:30 sipas kohës lokale një avion luftarak Su-25 i ushtrisë së Armenisë u përpoq të sulmojë ushtrinë azerbajxhanase.

Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një avion luftarak Su-25 të ushtrisë së Armenisë.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se sot në orën 12:30 sipas kohës lokale një avion luftarak Su-25 i ushtrisë së Armenisë u përpoq të sulmojë ushtrinë e Azerbajxhanit në drejtim të qytetit Jabrayil.

Avioni u shkatërrua nga forcat e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit.

Ushtria e Azerbajxhanit edhe dje në të njëjtin drejtim rrëzoi një avion luftarak Su-25 të ushtrisë së Armenisë./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme