Google ADS

Guardiola: Arsenal-i dhe Liverpool-i kanë avantazhin për titull

14:32 | 18 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola beson se Arsenal-i dhe Liverpool-i kanë avantazhin në garën për titull.

“Qytetarët” dje mposhtën Arsenal-in me rezultat minimal 1 – 0, shkruan portali arbresh.info.

Por, tekniku spanjoll beson se Arsenal-i dhe Liverpool-i kanë përparësinë shkaku i para përgatitjeve parasezonale.

“Nuk kishim përgatitjet, Liverpool dhe Arsenal-i nisën para tri javëve dhe ne kishim lojtarë me Covid-19 dhe Bernando-n i lënduar”.

“Është e rëndësishme të fitojmë ndeshjet. Laporte mungon përsëri, Mendy përsëri, De Bruyne përsëri. Nuk mund të jemi 90 minuta në top nivel, por ia dolëm”, deklaroi ai.

City momentalisht renditët në pozitën e nëntë me shtatë pikë në katër xhirot e para, gjashtë më pak se lideri Everton./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme